Asnjë drejtor i Shaqir Totajt nga PDK nuk u kandidua për deputet?!

0
197

Asnjëri nga drejtorët komunal në qeverisjen lokale të PDK-së, të udhëhequr nga Shaqir Totaj nuk është kandiduar për deputet në zgjedhjet parlamentare, të shkurtit,  shkruan Gazeta e Prizrenit.

Për dallim nga herët tjera, kur prioritet në përzgjedhjen e kandidatëve në komunat që mbanin pushtetin nga PDK,  kishin anëtarët e ekzekutivit, të cilët edhe gëzonin respekt, kjo nuk ka ndodhur sivjet.

Ndonëse, Totaj shpesh është krekosur me ta ( përkundër deklarimeve për ta sa ishte në opozitë, për çka ka edhe posedon dëshmi “Gazeta e Prizrenit”), asnjëri prej anëtarëve të ekzekutivit nuk është përfshirë në listë, si një mundësi e sigurt për të fituar vota, të cilat janë shumë domethënëse, sidomos tash kur PDK ka edhe qeverisjen lokale në Prizren, që përbën qytetin më të madh, ku mban pushtetin lokal.

Për ta siguruar një ulëse në Parlament, kërkohet një numër i madh i votave, por kjo varet nga pjesëmarrja në votime. Si dihet kuota është më e lartë është për meshkuj dhe me gjasë minimum duhet siguruar mbi 8.500 mijë vota. Nga 5 sa ishte kësaj radhe mund të votohen deri në 10 kandidatë të një partie.

PDK ka kandiduar nëntë anëtarë nga Prizreni, tri prej të cilëve femra, por në mesin e tyre nuk ndodhet asnjëri nga emrat e drejtorëve, ndërsa janë nënkryetari i Komunës, Kujtim Gashi e kryesuesja e Kuvendit Komunal, Antigona Bytyqi.

Pos deputetit Nait Hasani, në listë janë edhe disa kandidatë të mëparshëm si Gresa Baraliu – Halili. Për herë të parë ndërkaq kësaj gare i kanë hyrë ,  Xhemshit Krasniqi,  Faruk Bojaxhiu, Drita Qenaj, Patriot Krasniqi dhe Fetah Paçarizi. /Gazeta e Prizrenit/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here