Situata e Kristjan Asllanit tek Interi mbetet delikate, por mesfushori shqiptar nuk duket i shqetësuar nga presioni që vjen nga afati kalimtar të kësaj verë.
Pavarësisht minutave të pakta në sezonet e fundit, reprezentuesi i Shqipërisë nuk e ka ndërmend të largohet nga Milano në çdo kusht.
Sipas “Il Giornale”, Asllani ka refuzuar një ofertë konkrete nga Real Betis, duke e bërë të qartë se nuk do të largohet për një projekt që nuk përfshin objektiva të lartë.
Për 22-vjeçarin, prioritet mbetet një ekip që garon për pozitat e para në kampionatet respektive.
Ky qëndrim tregon vendosmërinë e tij për të luftuar për një vend titullari tek Interi, edhe pse konkurrenca në mesfushën zikaltër është e ashpër.
Asllani është i bindur për cilësitë e tij dhe duket se është gati të presë shansin e madh për t’u afirmuar në një nga klubet më të mëdha të Italisë.
Ndërkohë, Interi nuk ka shfaqur deri tani gatishmëri për ta larguar me çdo kusht, duke parë te Asllani një opsion të vlefshëm për të ardhmen në mesfushë.
Situata mbetet për t’u monitoruar, por për momentin, mesfushori shqiptar e sheh të ardhmen e tij te “San Siro”.