Ashpërsohen reduktimet, 3 orë me rrymë 3 pa rrymë

0
379

Reduktimet me energji elektrike janë ashpërsuar dukshëm.

Qytetarët kanë raportuar se në kryeqytet dhe qytetet e tjera të vendit sot, gjatë ditës, ka pasur reduktime deri tri herë në ditë, madje edhe treorëshe.

Një gjë e tillë mund të konfirmohet edhe nga aplikacioni digjital “EKesco” [në të cilin jepen njoftimet për reduktime] ku rezulton se ka pasur njoftime për reduktime treorëshe dhe deri në tri herë në ditë.

(Shembuj të njoftimeve për reduktime treorëshe në kryeqytet)

Por, një gjë të tillë nuk e pranojnë në KEDS, që është përgjegjës për distribuimin me energji elektrike.

Margarita Rashiti, zëdhënëse në këtë kompani, ka thënë për Klankosova.tv se reduktimet vazhdojnë të jenë ashtu siç kanë qenë edhe më herët – nga dy orë në ditë.

“Nuk kisha me thënë që reduktimet janë tri herë në ditë, por për shkak të konsumit të madh jemi të detyruar të bëjmë diçka. Reduktimet po vazhdojnë të jenë ashtu siç kanë qenë me nga dy orë”.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Skënder Bucolli, i cili ka konfirmuar se po vazhdojnë të punojnë me të njëjtin ritëm dhe nuk ka asnjë prishje të re që do të shkaktonte më shumë reduktime.

Ai ka thënë se së shpejti pritet që të kthehen në funksion blloqet e rëna çka do të përmirësonte situatën e furnizimit me energji elektrike në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here