Asani tregon hapur se çka i tha portieri polak pasi realizoi golin spektakolar

0
580

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka shënuar fitore kundër Polonisë, në një ndeshje shumë të rëndësishme në rrugën drejt Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Kuqezinjtë triumfuan 2:0 kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, kuadër të Grupit E në kualifikimet për Kampionatin Evropian, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes foli Jasir Asani, futbollisti shqiptar që shënoi golin spektakolar.

“Rëndësi ka fitorja, u futëm për të fituar. Silvinjo ka bërë një kombëtare shumë të mirë. Fusha sna lejoi të luanim futbollin siç duam ne, por rëndësi ka fitore. Doja të krosoja për Cikalleshin dhe Uzunin, por fusha s’ma lejoi, se është shumë e keqe”.

“Kam pasur bisedime me FSHF edhe më përpara, por ska qenë e shkruar. Falenderoj Silvinjon, po mos ishte ai ndoshta nuk do të isha në Kombëtaren. Duhet të vazhdojmë kështu”.

“Tani për tani jam në Kore, të mbaroj kampionatin dhe të shikojmë. Kush nuk ka dëshirë që të luaj në Europë. Merita e gjithë suksesit është Silvinjo, Zabaleta dhe gjithë stafit. Një bluzë e kam unë, një tjetër do ia jap motrës”.

“Që kur kam filluar futbollin, luaja mbrojt i majtë. Portieri polak më tha që goditja ishte fenomenale, se prisja. Unë i thashë që të pashë që lëvize dhe godita”, u shpreh Jasir Asani.

Shqipëria me këtë fitore është lidere e grupit me 10 pikë të grumbulluara. Tetë pikë ka Çekia në pozitën e dytë, po aq sa Moldavia. Polonia është e parafundit me gjashtë pikë, ndërkaq e fundit është Ishujt Faroe me vetëm një pikë.

Ndeshja e radhës për Shqipërinë është në tetor kur e pret Çekinë në kryeqytetin shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here