As Inter e as Torino, këto janë dy klubet që e duan Asllanin

0
46

Aventurës së Kristjan Asllanit te Torino duket se i ka ardhur fundi.

E ardhmja e mesfushorit kreativ shqiptar duket gjithashtu shumë larg Interit, megjithatë interesi i skuadrave të Serie A për të mbetet i madh.

Mediat italiane raportojnë se Asllani mund ta mbyllë këtë sezon te Parma ose te Sassuolo, të cilat kanë shfaqur interes për mesfushorin kuqezi.

Të dyja skuadrat e Seria A janë në nevojë, për një mesfushor me karakteristikat e Asllanit siç raportohet nga “Sportitalia”.

Vetë Interi ndërkohë e sugjeroi te Fiorentina, që më parë shfaqte interes për Asllanin.

Ylli kuqezi e refuzoi kategorikisht Sassuolon gjatë verës. Po ashtu të njëjtën gjë e bënte edhe me ofertat tjera që mbërrinin nga jashtë Italisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here