“As e përballueshme….”, rreth 90% të lexuesve e konsiderojnë të paarsyeshme rritjen e çmimit të rrymës

0
166

Rritja e mundshme e çmimit të rrymës në Kosovë me 15%, siç ka paralajmëruar Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), mund të sjellë një valë të re shtrenjtimesh në treg. Produktet bazë si buka, qumështi, vaji dhe mallra të tjera mund të kushtojnë më shumë në muajt e ardhshëm.

Derisa Presidenca e Kosovës ka kundërshtuar propozimin e ZRRE-së, Ministria e Ekonomisë ka deklaruar se rritja nuk duhet t’i prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh në muaj.

Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat. Nëse rritja zbatohet, ky çmim do të arrinte në 8.96 centë për kilovat.

Gazeta Sinjali ka publikuar një sondazh dhe rreth 90% e lexuesve kanë votuar se rritja e çmimit të rrymës nuk është e arsyeshme.

Në komentet e shumta, qytetarët e kanë kundërshtuar ashpër këtë propozim, duke e cilësuar si një barrë të papërballueshme.

“As nuk është e arsyeshme, as nuk është e përballueshme.”

“Jo për popullin, por për ata që janë në funksione dhe marrin paga të majme nuk lë ndonjë shenjë. Populli i shkretë po vuan.”

“Nuk është koha për një gjë të tillë.”

Shumë prej komentuesve kanë kritikuar qeverinë, duke e akuzuar për mungesë të ndjeshmërisë ndaj qytetarëve dhe për keqmenaxhim të sektorit të energjisë.

ZRRE ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, ndërsa qytetarët presin me shqetësim zhvillimet e radhës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here