Arteta i zhgënjyer pas humbjes ndaj PSG-së, por beson te përmbysja

0
76

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka pranuar zhgënjimin pas humbjes 1-0 ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, e zhvilluar në “Emirates”, shkruan 04 Online.

“Jemi të zhgënjyer me rezultatin. Dhamë shumë në lojë. 10 ose 15 minutat e para, ne luftuam për të marrë vrullin dhe për të marrë dominimin që dëshironim, sepse jemi shumë efikas kur rifitojmë topin dhe vendi ku e fituam na shkaktoi disa probleme”, u shpreh Arteta pas ndeshjes.

Megjithatë, tekniku spanjoll mbetet i vendosur se gjithçka është e hapur për ndeshjen e kthimit në Paris, ku Arsenali do të kërkojë një përmbysje historike për të siguruar finalen./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here