Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka shprehur entuziazmin e tij pas nënshkrimit me sulmuesin suedez, Viktor Gyokeres. Pas muajsh kërkimesh, “topçinjtë” më në fund siguruan një qendërsulmues të shumëkërkuar, duke përforcuar ndjeshëm repartin ofensiv, shkruan 04 Online.
“Një lojtar më shumë potencial që do të na ndihmojë në arritjen e objektivave. Ne jemi të lumtur që e kemi mes nesh. Shifrat e tij flasin vetë. Tani duhet të gjithë të punojmë për ta ndihmuar që të ëprshtatet sa më shpejt me skuadrën” deklaroi Arteta.
Suedezi, i cili i kushtoi Arsenalit 63.5 milionë euro, është përforcimi i gjashtë i klubit në këtë afat kalimtar.
Arteta gjithashtu la të hapur mundësinë për lëvizje të tjera gjatë verës: “Do të shohim, tregu është ende në vazhdim dhe do të duhet ta balancojmë këtë edhe me skuadrën. Mendoj se do të jemi të hapur për të parë se çfarë ndodh”
Në mediat britanike vijojnë të qarkullojnë spekulime për një tjetër goditje të mundshme – mesfushori i Crystal Palace, Eberechi Eze./04 Online