Artan Abrashi takon OVL e UÇK-së në Has

0
82

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LVV, Artan Abrashi, u takua me kryetarin e OVL-së të UÇK-së në Has, Xhevdet Thaçi, dhe kryesinë e organizatës, shkruan 04 Online.

Në takim u theksua rëndësia e ruajtjes së vlerave të luftës çlirimtare dhe e trashëgimisë historike, si dhe u diskutua për projektet infrastrukturore që lidhen me zhvillimin e Hasit dhe bashkëpunimin Kosovë –Shqipëri. Abrashi tha se bashkëpunimi i përbashkët është i domosdoshëm për të ardhmen e kësaj treve.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

U takuam me Kryetarin e OVL UÇK – Has, z. Xhevdet Thaçi, së bashku me kryesinë dhe bashkëpunëtorët e tij. Gjatë takimit folëm për rolin e organizatës në mbrojtjen e dinjitetshme të vlerave të luftës së lavdishme çlirimtare dhe rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë historike për gjeneratat e ardhshme.

Diskutuam gjithashtu mbi rolin e OVL UÇK – Has si urë lidhëse për projektet infrastrukturore që kontribuojnë në zhvillimin e Hasit dhe lidhjen e tij në të dy anët e kufirit Kosovë–Shqipëri. Takimi ishte i frytshëm dhe konfirmoi vullnetin tonë të përbashkët për të avancuar bashkëpunimin në dobi të qytetarëve dhe të ardhmes së kësaj treve me rëndësi të veçantë kombëtare.

#ArtanAbrashi#Prizreni365#Vetevendosje#Has#OVLUÇK

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here