Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, është takuar me banorët e lagjes “Jeta e Re”, ku ka diskutuar për rëndësinë e mobilizimit në zgjedhjet e tetorit dhe për nevojat e tyre, shkruan 04 Online.
Ai tha se qytetarët kërkuan më shumë investime dhe përmirësime në infrastrukturë, duke shtuar se përkrahja e tyre është motiv për të sjellë ndryshimin në Prizren.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Takova banorë të lagjes Jeta e Re. Diskutuam mbi rëndësinë e mobilizimit për zgjedhjet e tetorit dhe morëm ide për zhvillimin e lagjes dhe të gjithë komunës.
Gjithashtu, dëgjova nga qytetarët nevojat për investime dhe propozime konkrete për përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës së përditshme në lagje. Faleminderit qytetarëve për besimin dhe përkrahjen – ky është motivi ynë për të sjellë ndryshimin e nevojshëm në Prizren.
#ArtanAbrashi#Prizreni365#Vetevendosje#JetaeRe