Artan Abrashi takohet me qytetarët e Ortakollit, shpalos vizionin për një Prizren më të zhvilluar

0
180

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka zhvilluar një takim me banorët dhe aktivistët e lagjes Ortakoll, shkruan 04 Online.

Në këtë takim u diskutua për nevojat e përditshme të lagjes, sfidat që kërkojnë zgjidhje të shpejtë si dhe mundësitë për ta çuar Prizrenin përpara.

Abrashi falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe përkrahjen, duke theksuar se besimi i tyre është motivimi më i madh për të punuar për një Prizren më të drejtë, funksional dhe të zhvilluar.

Njoftimi i plotë i Artan Abrashit

Bashkë me qytetarët dhe aktivistët tanë në lagjen Ortakoll zhvilluam një takim të ngrohtë e me plot ide 💡.

Diskutuam për nevojat e përditshme të kësaj lagjeje 🏘️, për sfidat që kërkojnë zgjidhje të shpejtë dhe për mundësitë që Prizreni të ecë përpara 🚀.

🙏 Falënderoj secilin për pjesëmarrjen dhe përkrahjen e sinqertë ❤️.

Është pikërisht ky besim që na motivon të punojmë pa u ndalur për një Prizren më të drejtë, më funksional dhe më të zhvilluar 🌆✨.

#prizreni365#artanabrashi#VETËVENDOSJE🚩

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here