Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka zhvilluar një takim me sportistët e klubit të pingpongut në qytet, shkruan 04 Online.
Ai ka vlerësuar përkushtimin e tyre dhe ka premtuar më shumë mbështetje për zhvillimin e këtij sporti në Prizren.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Në klubin e pingpongut në Prizren patëm një takim shumë frymëzues me sportistët tanë të përkushtuar, të cilët me pasion e mund po e mbajnë gjallë këtë sport.
I falënderojmë për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm dhe për shembullin që po japin për të rinjtë. Pingpongu ka nevojë për më shumë mbështetje, dhe ne do të jemi pranë për ta ofruar atë, që ky sport të zhvillohet edhe më shumë në Prizren.
#ArtanAbrashi#Prizreni365#Vetevendosje#pingpong