Artan Abrashi premton bashkëpunim me humanistin Halil Kastrati për mbështetjen e familjeve në nevojë

0
114

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, është takuar me humanistin Halil Kastrati, të cilin e ka cilësuar si shembull të përkushtimit për ndihmën ndaj familjeve në nevojë, shkruan 04 Online.

Abrashi tha se, nëse merr drejtimin e komunës, do të bashkëpunojë ngushtë me Kastratin për t’i dhënë prioritet kërkesave të qytetarëve në gjendje të vështirë. Ai shtoi se synon që përmes punës së institucioneve dhe zhvillimit të komunës, të reduktohet numri i familjeve që kanë nevojë për mbështetje sociale.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

Është nder, kënaqësi dhe frymëzim të takohesh me humanistin Halil Kastrati, një shembull i përkushtimit të jashtëzakonshëm për mbështetjen e familjeve në nevojë. Kontributi i tij dhe i shoqatës që udhëheq ka bërë ndryshim të prekshëm në jetët e shumë qytetarëve të Prizrenit dhe jo vetëm. 🌍

Si kryetar i komunës, do të bashkëpunoj ngushtë me humanistin Kastrati, për t’u siguruar që kërkesat e qytetarëve në nevojë të trajtohen me prioritet dhe të kenë mbështetjen e duhur nga institucionet tona, me besimin se me punët që do të bëhen dhe zhvillimin që do të shënojë komuna dhe vendi, gjithnjë e më pak do të jenë familje në nevojë. 🌟🤝

#ArtanAbrashi#Prizreni365#Vetevendosje#Humanizëm

#MbështetjeQytetarëve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here