Artan Abrashi merr mbështetjen e partisë së Emilia Rexhepit në balotazh

0
140

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka njoftuar se në balotazh do të ketë mbështetjen e Partisë NDS, të udhëhequr nga Emilia Rexhepi, shkruan 04 Online.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, Abrashi ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje bashkëpunimi, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit të drejtë të komunitetit boshnjak dhe përkushtimin për zhvillimin gjithëpërfshirës të Prizrenit.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

🤝 Bashkë për Prizrenin e bashkuar!

Sot arritëm marrëveshje bashkëpunimi me znj. Emilja Redžepi, kryetare e Partisë NDS, që përfaqëson me dinjitet komunitetin boshnjak të Prizrenit.

Ne u pajtuam që SZK-ja të jetë pjesë e degës ekzekutive, dhe se do të vazhdojmë së bashku me projektet e mëdha që i përfshimë në buxhetin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, do të kthejmë komunitetit boshnjak të drejtat dhe përfaqësimin që e meritojnë. Qendrën Kulturore Boshnjake, e cila do të funksionalizohet dhe do t’u rikthehet qytetarëve. Biseduam për çështjen e Zëvendëskryetarin e Komunës për komunitete.

Ky bashkëpunim është shprehje e respektit, bashkëjetesës dhe vizionit tonë të përbashkët për një Prizren gjithëpërfshirës, të drejtë dhe me mundësi të barabarta për të gjithë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here