Artan Abrashi me Albin Kurtin vizitojnë biznesin FE PLAST në Prizren

0
140

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, vizituan kompaninë FE PLAST, prodhues të roletave automatike dhe dyerve të garazheve që tashmë eksporton edhe në tregjet evropiane, shkruan 04 Online.

Abrashi tha se ky është shembull i potencialit dhe profesionalizmit të bizneseve vendore, të cilat po kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të qytetit.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

Sot, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, vizituam biznesin FE PLAST në Prizren, një nga prodhuesit e dalluar të roletave automatike dhe dyerve të garazheve, që tashmë eksporton edhe në tregjet evropiane.

Kjo është dëshmi se bizneset vendore kanë potencial të madh dhe profesionalizëm, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe duke e bërë qytetin tonë të njohur edhe jashtë vendit.

#ArtanAbrashi#Vetëvendosje#prizreni365

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here