Artan Abrashi: E ardhmja nuk është një stacion që na pret, por një hapësirë që e krijojmë!

0
51

Kandidati për deputet nga LVV, Artan Abrashi, ka theksuar rëndësinë e qeverisjes së mirë dhe demokracisë që ka bërë Kosovën një shtet të shumicës me drejtësi për të gjithë.

Ai shtoi se me Lëvizjen Vetëvendosje, Kosova ka arritur liberalizimin e vizave dhe ruajtjen e integritetit territorial, duke ecur përpara me vendosmëri.

Postimi i plotë:

E përveçse shtet solidar, Republika e pavarur, me demokraci e me qeverisjen tonë të mirë e bëri Kosovën shtet të shumicës e me drejtësi për të gjithë. Shteti i shumicës po garanton edhe të drejtat e pakicave. Ne ecim përpara me vetëbesim që thotë që e ardhmja nuk është një stacion që na pret por e ardhmja është një hapësirë që e krijojmë edhe një kohë e fitojmë. Me neve edhe lëvizim pa viza në Evropë, edhe nuk lëviz kufiri në veri.

118❤️ Artan Abrashi 34✅️

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here