Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, vizituan edicionin e pestë të Autostrada Biennale, “Rrymat që Shpalosen: Pulsi i Kohës”, raporton 04 Online.
Ngjarja, që shënon 10-vjetorin e Bienales, mbahet nga 5 korriku deri më 5 tetor 2025 në hapësira ikonike të qytetit, duke e shndërruar Prizrenin në një qendër të artit bashkëkohor.
Njoftimi i plotë i Artan Abrashit
Dje, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, vizituam edicionin e pestë të Autostrada Biennale: “Rrymat që Shpalosen: Pulsi i Kohës” në Prizren
. Një ngjarje e jashtëzakonshme që shënon 10-vjetorin e themelimit të Bienales, nën kurimin e Erzen Shkolollit.
Ky edicion e kthen Prizrenin në një qendër të artit bashkëkohor , me ekspozita të hapura nga 5 korriku – 5 tetor 2025 në hapësira ikonike të qytetit si Muzeu Arkeologjik, Sahatkulla, Hamami i Gazi Mehmed Pashës e shumë të tjera.
Me Autostrada Hangar, hapësirën e përhershme për art, edukim dhe dialog kulturor, ky edicion ndërton ura mes së kaluarës dhe së tashmes, duke reflektuar mbi kujtesën, përkatësinë dhe transformimin shoqëror.
#autostradabiennale#prizreni365#artanabrashi#VETEVENDOSJE#Biennale2025#kultura#prizren