Artan Abrashi: Bashkë, do ta bëjmë Prizrenin qytet të rinisë dhe mundësive

0
124

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, u takua me të rinjtë e qytetit duke theksuar se ata janë partnerë të barabartë në vendimmarrje, shkruan 04 Online.

Ai premtoi më shumë ngjarje kulturore, hapësira sportive, argëtim dhe mundësi punësimi, me synimin që Prizreni të bëhet qytet ku të rinjtë zgjedhin të qëndrojnë.

Njoftimi i plotë i Artan Abrashit

💬 Me kënaqësi kalova kohë me të rinjtë e Prizrenit dhe ishte frymëzim i pastër! Energjia, idetë dhe ëndrrat e tyre janë pasuria më e madhe që kemi.
Unë besoj fort se rinia nuk duhet të shihet vetëm si e ardhmja, por si partner i barabartë në të tashmen. Në udhëheqjen time, të rinjtë do të kenë vend kyç në çdo vendim dhe në çdo hap që e bën Prizrenin qytet më të mirë.
Dua që Prizreni të ketë plot arsye që ju të qëndroni këtu – më shumë ngjarje kulturore, mundësi punësimi, hapësira për sport e argëtim. Ky qytet ka potencial të pafund, por ai merr kuptim vetëm me ju brenda tij.
🙏 Ju falënderoj për besimin dhe sinqeritetin që më dhatë në këtë takim.
📌 Bashkë, do ta bëjmë Prizrenin qytet të rinisë dhe mundësive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here