Arsyet pse asnjëherë mos t‘i mbani emocionet për brenda!

0
102

Hipertensioni, ose tensioni i lartë i gjakut, është një gjendje ku presioni i gjakut është vazhdimisht i lartë, duke shkaktuar rrezik për komplikacioneve të ndryshme, përfshirë sulme në zemër dhe goditje në tru.

Ky problem shëndetësor lidhet ngushtë me natyrën dhe ndjeshmërinë e individëve, dhe veçanërisht me mënyrën se si ata reagojnë ndaj situatave stresuese.

Disa individë kanë tendencën të mbajnë emocionet e tyre të ndrydhura dhe nuk i shprehin ato, duke krijuar kështu një tension emocional të vazhdueshëm që mund të ndikojë negativisht në presionin e gjakut.

Një nga arsyet kryesore të përkeqësimit të hipertensionit është mbajtja e ndjenjave dhe emocioneve përbrenda.

Persona që nuk e lejojnë veten të shprehin emocionet që përjetojnë, sidomos ndjenjat e stresit dhe të nervozizmit, janë më të prirur për të zhvilluar hipertension. Ata shpesh marrin shumë përgjegjësi mbi vete dhe kanë vështirësi në thënien ‘jo’ kur u kërkohet diçka, duke krijuar një ngarkesë të vazhdueshme psikologjike.

Hipertensioni ka disa shkaqe, përfshirë ato genetike, por një faktor shumë i rëndësishëm është sforcimi i vazhdueshëm dhe i tepruar.

Ky sforcim mund të jetë psikologjik, fizik, apo emocional. Çdo shqetësim, si një problem në punë, një keqkuptim me miqtë, apo një konflikt në familje, mund të rrisë presionin e gjakut dhe të shkaktojë tension të lartë emocional.

Kur ndodhin këto ngjarje stresuese, truri ka nevojë për më shumë furnizim me gjak, por ky furnizim duhet të ekuilibrohet për të plotësuar nevojat e të gjithë trupit.

Kjo shkakton një ngarkesë në mekanizmat fiziologjikë që kontrollojnë presionin e gjakut, duke çuar në një rritje të presionit.

Kjo është arsyeja pse reagimet emocionale ndaj stresit mund të kenë një ndikim të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë në shëndetin tonë kardiovaskular.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here