Arsim Berisha riemërohet zëvendësministër i Shëndetësisë

0
68

Arsim Berisha është riemëruar në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Zyra e Kryeminstrit ka njoftuar se Kurti, ka emëruar edhe për një mandat Arsim Berishën në pozitën e zëvendësministrit të Shëndetësisë.

“Dr. Berisha e ka mbajtur këtë pozitë edhe përgjatë mandatit të kaluar. Kryeministri Kurti e uroi z. Berisha për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij”- thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Këtë pozitë Berisha e ka mbajtur edhe në Qeverinë “Kurti 2”, që nga viti 2021.

Në Qeverinë “Kurti 3” u votua më 11.02.2026, ndërsa Arben Vitia mbeti në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here