Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovë nga radhët e PDK-së, Arsim Bajrami ka reaguar lidhur me seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Ai, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se është zhgënjyer nga kolegët e tij deputetë të PDK-së, që sot zgjodhën zhurmën e tavolinave si mjet politik.
Sipas tij, nuk ka qenë asnjëherë në ADN-në e PDK-së dhuna dhe zhurma si mjet i veprimit politik.
Postimi i tij i plotë:
ÇFARË NIVELI KA RËNË KUVENDI I KOSOVËS SOT!
Duke shiquar sot sesionin e paraditës së Kuvendit të Kosovës, mu rikthya nostalgjia për kuvendet e legjislaturave të vitit 2001, 2004, 2007,2011,2014,në të cilat isha edhe unë deputetë i zgjedhur.. Në këto legjislatura gjysma e deputetëve ishin profesorë universitarë, njerëzë me integritet profesional, kombëtarë e etikë që kishin së paku një dekadë kontributë në procese të shtetëndërrimit. Kurse sot pamja e kuvendit duket shumë e zymtë, me deputetë që as fshati i tyre nuk i njeh, pas asnjë përvojë pilitike, e që të vetmen cilësi që e demonstrojnë është militanizmi politikë. Natyrishtë, këtu ka përjashtime me pak deputetë të ndershëm, që shurdhohen në llumin e dreputetëve të padishëm dhe pa inetegritet.
Në mënyrë të veqantë më zhgënjyan kolegët deputetë të PDK-së, që sot zgjodhen zhurmen e tavolinave si mjet politikë. Nuk ka qenë asnjiherë në ADN e PDK- së zhurma, dhuna si mjet i veprimit politik. PDK është ndërtua me logjiken shtetëformuese, kushtetuese e ligjore dhe metodat e tilla asnjëherë nuk do të mbështeten nga elektorati i saj. Përvoja e dikurshme e partisë në pushtet me veprime destruktive nuk duhet të praktikohet nga partitë shtetformuese. Ato duhetë lërë të qeverisë partinë në pushtet për mandat të plotë, në mënyrë që ajo të marrë faturen e mirëqeverisjes/keqëqeverisjes nga qytetaret e Kosovës në fund të mandatit të plotë kushtetues. Përdorja e metodave jashtë parlamentare, zhurma, përplasja e tavolinave janë një amnesti për traditen e dhunës parlamentare,e përdorur nga opozita e më herëshme.
Demokracia parlamentate në të gjitha vendet demokratike ka rritur standartet e qeverisjes dhe të etikes politike. Fatkeqësishtë në shtetin tonë këto standarde kanë degraduar në nivele shumë të ulëta.