Arsenali pranë emërimit të Andrea Bertës si drejtor sportiv

0
43

Pas disa muajsh pa një drejtor sportiv, Arsenali duket se ka gjetur pasuesin e Edu Gaspar, i cili u largua në nëntor të vitit të kaluar, shkruan 04 Online. Italiani Andrea Berta është favoriti kryesor për këtë rol dhe me shumë gjasë do të marrë drejtimin e departamentit sportiv të klubit londinez.

Berta, i njohur për suksesin e tij te Atletico Madridi, ku ndihmoi klubin të konsolidohet si një nga më të mirët në Evropë, ka qenë në radarin e disa klubeve të mëdha. Milani u përpoq ta afronte në strukturat e tij, por ai refuzoi ofertën e “Rossonerëve”, pasi duket se ka arritur një marrëveshje me një klub tjetër të madh – që pritet të jetë Arsenali.

Me përvojën e tij të dëshmuar në ndërtimin e skuadrave konkurruese, ardhja e Bertës mund të jetë një hap kyç për projektin afatgjatë të “Topçinjve” në garën për trofe të mëdhenj./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here