Arsenali përgatitet për revolucion, Xhaka në listën e largimeve

0
190

Skuadra e Arsernalit ka nisur të mendoj për sezonin e ardhshëm.

”Topçinjët” aktualish gjenden në pozitën e parë në tabelë dhe janë në garë për të fituar titullin e Premierligës, shkruan IndeksOnline.

Arsenali në mesjavë u mposht nga Manchester City, skuadër e cila është rivali direkt për titull.

Drejtuesit e Arsenalit tashmë kanë nisur të mendojnë për të ndërtuar një skuadër edhe më konkurruese për sezonin e ardshëm.

Transferimi i Declan Rice është objektivi kryesor i “Topçinjeve”, për merkaton e veres.

Po ashtu pritet edhe largimi i disa futbollisteve nga Arsenali në fund të sezonit.

Kieran Tierney, Reiss Nelson, Ainsley Maitland-Niles dhe Folarin Balogun, pritet të largohen nga klubi.

Në listën e largimeve është edhe futbollisti me preardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili mund të shitet nëse vjen një ofertë e duhur drejt klubit londinez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here