Arsenali do të kërkoj sot fitoren ndaj Liverpulit në Premierligë, për të mbajtur diferencen prej tetë pikëve ndaj Manchester Cityt.
Ndeshja nis nga ora 17:30 dhe zhvillohet në stadiumin ”Anfield”, shkruan IndeksOnline.
”Topçinjët” kanë edhe një motiv shtesë për fitore, pasi nuk e kanë mposhtur Liverpulin në udhëtim që nga viti 2012, me rezultat 2-0.
Hera e fundit që Arsenali fitoi në Anfield, Mikael Arteta ishte futbollistë ndersa sot është në rolin e trajnerit.
Golat në atë ndeshje u shënuan nga Cazorla e Podolski.