Pas dy ndeshjeve dhe dy fitoreve, dhe me pesë transfere të realizuara në këtë afat kalimtar, Arsenal duket se nuk ndalet. Trajneri Mikel Arteta po kërkon të forcojë më tej skuadrën dhe është pranë marrëveshjes për mbrojtësin e krahut, Piero Hincapie, nga Bayer Leverkusen.
Sipas raportimeve, mbrojtësi nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme të skuadrës gjermane dhe ka marrë lejen për të biseduar me “topçinjtë”. Vlera e kartonit të lojtarit shkon në 60 milionë euro.
Nëse kjo marrëveshje do të përfundojë me sukses, Hincapie do të jetë blerja e radhës që do t’i shtojë Arsenalit forcë në mbrojtje.