Arsenali kandidat kryesor për të ulur nga froni i kampionit të Premier League-s Manchester City-n. “Topçinjtë” fituan 0-2 në fushën e Wolverhamptonit për ta thelluar në pesë pikë diferencën me skuadrën e Pep Guardiolës, që pësoi një humbje të papritur ndaj Brendtfordit në “Etihad”.
Të dy golat për ekipin e drejtuar nga Arteta i shënoi Marting Odegaard, që është njëkohësisht golashënuesi më i mirë i Arsenalit në këtë fillim sezoni.
Golat:
Aksion model i Arsenalit në minutën e 55-të në sfidën me Wolverhanptonin në “Molineux Stadium”, portugezi Fabio Vieira depërtoi thellë në zonë nga e majta, hodhi një top në zonën e portierit, në qendër, ku Martin Odegaard nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të shtynte topin drejt rrjetë, 0-1.
Tjetër gol për Arsenalin. Pas disa tentativave të “Topçinjve”, Odegaard e godet topin në hapësirën e duhur, 0-2.