E ardhmja e mbrojtësit të krahut, Oleksandr Zinchenko mund të jetë larg Londrës. Ukrainasi, që aktualisht luan për Arsenalin, ka përfunduar në fokusin e dy klubeve që janë të gatshme për të përmbushur kërkesat e “Topçinjve” për lojtarin.
Këto janë, siç raporton “Footballtransers, Newcastle në Premier League, ku trajneri Eddie Howe është në kërkim të një anësori me këmbë të majtë duke qenë se Burn, Targett dhe Hall nuk po bindin, dhe Bayerni në Bundesligë, një klub që do duhet të zëvendësojë Alphonso Davies, i destinuar për t’u bashkuar me Alaban te Reali i Madridit gjatë verës.
Aktualisht jashtë fushës për shkak të një problemi në pulpë, lojtari i lindur në vitin 1996 është një nga titullarët e skuadrës së Artetës (26 paraqitje këtë sezon, 60 në dy vitet e fundit me fanellën e Arsenalit), edhe pse ka marrë disa kritika për lojën e tij në fazën mbrojtëse. Kjo e bën të pasigurt të ardhmen e tij në Londër. Megjithatë, për ta rrëmbyer nga Arsenali do të nevojiten rreth 45 milionë euro./SS