Fitorja e Arsenalit ndaj Real Madridit në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve ka vulosur një sukses të rëndësishëm për futbollin anglez, Anglia do të ketë së paku pesë skuadra në edicionin 2025/26 të Champions League, shkruan 04 Online.
Ky përfitim vjen nga sistemi i ri i koeficientit të UEFA-s, që shpërblen federatat me paraqitjet më të mira në garat evropiane. Anglisë i mjaftonte një fitore për të siguruar vendin e pestë, dhe Arsenali e realizoi.
Për më tepër, ekziston mundësia që në Ligën e Kampionëve të jenë deri në shtatë klube angleze, nëse Aston Villa fiton Conference League dhe/ose Manchester United apo Tottenham fitojnë Europa League, pa u renditur në top pesëshe në Premier League.
Evropa po rihapet për Premier Ligën, më e fortë se kurrë./04 Online