Arsenal shpallet për të 17-ën herë në histori fitues i Community Shield. Në goditjet e 11-metërshave të besuarit e Mikel Artetës u treguan më të saktë, duke mundur kampionët e Europës dhe të Anglisë. Manchester City.
Goli i i 21-vjeçarit Cole Palmer nuk i mjaftoi skuadrës së Guardiolës, për shkak se një realizim i Trossard në limitet e ndeshjes, çoi gjithçka te goditjet e penalltive, aty ku lojtarët e Arsenalin u treguan të gjithë të saktë, ndërsa De Bruyne dhe Rodri gabuan nga pika e bardhë./SS