Arsenali “dëfrehet” ndaj Sheffield Utd, fiton me rezultat tenistik

0
261

Arsenali ruan hapin e Liverpoolit dhe Manchester City-t në krye të Premier League-s. “Topçinjtë” e Londrës shkatërruan 0-6 vendin e fundit në klasifikimin e Premier League-s, Sheffield Utd.

Një ndeshje pa shumë histori në “Bramall Lane”, të cilën miqtë nga Londra e kthyen në stërvitore, duke shënuar pesë gola vetëm në pjesën e parë.

Gjatë gola në total, por gjashtë autorë të ndryshëm. Golin që zhbllokoi takimin e realizoi Odegaard, për të ardhur më pas tek autogoli i Bogle në të 13-tën.

Martinelli vijoi festivalin e golave në të 15-tëm, për t’ia lënë stafetën gjermanit Havertz në të 25-tën.

Në fundin e pjesës së parë realizoi Rice, ndërsa në minutën e 58-të shënoi White golin e rezultatit përfundimtar 0-6./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here