Arsenal triumfon në derbin e Londrës, mposht Chelsean dhe rikthehet në kryesim!

0
294

Pas disfatës turpëruese 4-1 kundër Brighton në fundjavën e kaluar, Chelsea i Graham Potter pëson të dytën humbje radhazi. Këtë herë në derbin e Londrës përballë Arsenal, teksa Blutë ishin të pafuqishëm për të reaguar pas golit të Gabriel.

Në një ndeshje ku munguan rastet e pastra, përjashto një mundësi të Gabriel Jesus në pjesën e parë, ishte pikërisht mbrojtësi i Topcinjve që vendosi sfidën teksa Chelsea provoi të zgjohej sidomos pas aktivizimit të Armando Brojës në minutën e 64-të.

Sulmuesi i kombëtares shkaktoi menjëherë pështjellim në zonën e Arsenal, por nuk gjeti mbështetjen e shokëve të skuadrës. Pas kësaj fitoreje, të besuarit e trajnerit Mikel Arteta rikthehen në krye të Premier League me 34 pikë, dy më shumë se ndjekësit e Manchester City. Nga ana tjetër, pas kësaj disfate, Chelsea mbetet në vendin e shtatë me 21 pikë, shumë larg kreut ndërsa humbet terren edhe për zonën Champions./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here