Arsenali dhe Nottingham Foresti do të ballafaqohen në xhiron e parë të Premier Leagues.
Ndeshja do të zhvillohet në “Emirates” me fillim nga ora 13:30, raporton Klankosova.tv.
Topçinjtë janë të pamposhtur në 12 ndeshje në shtëpi kundër Forestit, duke përfshirë të gjitha garat- tetë fitore dhe katër barazime.
Megjithatë, Foresti e mposhti Arsenalin me rezultat 1-0 në shtëpi sezonin e kaluar për të siguruar mbijetesën në Premier League dhe po kërkon fitore të njëpasnjëshme ndaj Gunners për herë të parë që nga shtatori 1978 nën drejtimin e Brian Clough.
Fitorja e fundit si mysafir e Forest kundër Arsenalit ishte një triumf me rezultat 3-1 në ligë në Highbury në mars 1989.
Një tjetër ndeshje interesante që do të luhet sot, në Premier League është ajo në mes Neëcastle United dhe Aston Villas, me dy skuadrat që janë përforcuar gjatë këtij afati kalimtar të transferimeve.
Ndërkohë, Manchester City e nisi me fitoren edicionin e ri, duke e mposhtur Burnlyn në shtëpi, me rezultat 3-0, dy nga golat i realizoi Erling Haaland.