Një arsenal armësh është zbuluar në fshatin Sllapuzhan të Suharekës, pas një aksioni të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve, bazuar në informata operative për posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit.
Ngjarja ka të bëjë me dy persona të dyshuar, Rinor Zymer Basha rreth 28 vjeç dhe Zymer Izir Basha rreth 72 vjeç, për të cilët Policia kishte pranuar informata se posedonin armë zjarri.
Pas zhvillimit të hetimeve paraprake dhe sigurimit të të dhënave nga terreni, më 4 shkurt 2026, me urdhër gojor të Prokurorit kujdestar, hetuesit kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:
• një armë automatike AK-47
• një pistoletë ZORAKI
• një pushkë gjuetie kalibri 12GA
• 18 fishekë kalibri 7.62 mm
• 23 fishekë kalibri 12GA
• një fishek kalibri 7.65 mm
• dy karikatorë
• kartela e pushkës së gjuetisë (e skaduar)
Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari Zymer Izir Basha është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, i dyshuari kryesor Rinor Zymer Basha nuk është hasur në shtëpi, ndërsa familjarët kanë deklaruar se i njëjti ndodhet në Itali. Ai tashmë konsiderohet në kërkim policor.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet janë në vazhdim./Gazeta Sinjali/
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.














































