Një 27-vjeçar, me iniciale 0.G., nga Prizreni, është arrestuar nga Policia pasi i njëjti po akuzohet për veprën penale “Dhunim”.
Ndaj tij ishte caktuar edhe urdhër-arrest nga gjykata, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Me datë 07 Nëntor 2022, rreth orës 14:00 Njësiti për realizimin e urdhëresave të gjykatës të Stacionit Policor Prizren , ka lokalizuar dhe ka arrestuar personin O. G (27 vjeçar) nga Prizreni, i kërkuar me urdhër arrest të gjykatës për veprën penale “Dhunimi”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës.
Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit 30 ditë dhe i njëjti është përcjellur për në burgun e Prishtinës.