Në rrugën “Enver Muçaj” në Prizren është arrestuar një person i dyshuar për kanosjen e një personi tjetër përmes telefonit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ditë më parë përmes telefonit ka kanosur me jetë viktimë mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online