Një rast i dhunës në familje është raportuar në stacionin policor në Prizren.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë në familje, ndërsa dje ka dëmtuar edhe disa orendi në shtëpi.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje më 29 gusht rreth orës 17:30 në Prizren.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse rasti është në procedurë hetimore.
“DHUNË NË FAMILJE / Prizren 29.08.2022-17:30. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë në familje ndërsa sot i ka dëmtuar edhe disa orendi në shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.