Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në stacionin policor në Prizren.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se një person ka vjedhur një trotinet në rrugën “Rifat Ukëimeri” rreth orës 21:30 në Prizren.
Nga PK-ja kanë njoftuar se dje më 1 shtator është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte vjedhur një trotinet pronë e ankuesit mashkull kosovar.
Ndërkaq, trotineti i është kthyer palës së dëmtuar, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“VJEDHJE E RËNDË Rr. Rifat Ukëimeri, Prizren 31.08.2022 – 21:30. Më 01.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte vjedhur një trotinet pronë e ankuesit mashkull kosovar. Trotineti i është kthyer palës së dëmtuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.