Është arrestuar një person i dyshuar për pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës.
Siç thuhet në njoftimin e policisë, i dyshuari është arrestuar pasi në shenjë pakënaqësie me shqiptimin e një gjobe për kundërvajtje në trafik, kishte penguar si dhe kanosur verbalisht zyrtarët policor.
“Prizren / 27.11.2024 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në shenjë pakënaqësie me shqiptimin e një gjobe për kundërvajtje në trafik, kishte penguar si dhe kanosur verbalisht zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online