Arrestohet presidenti i Koresë së Jugut

0
30

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është arrestuar si presidenti i parë në histori që përballet me një veprim të tillë, shkruan 04 Online.

Arrestimi ndodhi pas një përplasjeje disa javore midis hetuesve dhe ekipit të tij të sigurisë presidenciale. Yoon, 64 vjeç, akuzohet për kryengritje pas një urdhri të dështuar për ligjin ushtarak më 3 dhjetor, që shkaktoi trazira në vend.

Pasi hetuesit kaluan barrikadat dhe prenë telat me gjemba në mëngjesin e së mërkurës, Yoon u arrestua në rezidencën e tij. Ai ka deklaruar se vendosi të bashkëpunojë për të shmangur gjakderdhjen, duke vazhduar të mohojë vlefshmërinë e urdhrit të dhënë. Gjykata Kushtetuese do të vendosë përfundimisht për shkarkimin e tij./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here