Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar personin, i cili sot ka sulmuar gazetarin e Nacionales, Vullnet Krasniqi dhe kameramanin, të cilin duke e përcjell protestën kundër Dokufestti në Prizren.
Derisa ekipi po raportonte për protestën, personi në fjalë ka sulmuar fizikisht gazetarin dhe kameramanin.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se personi që ka sulmuar gazetarët është duke u intervistuar, raporton Sinjali.
“Lidhur me sulmin në fjalë, një person është identifikuar dhe është duke u intervistuar në polici”, ka thënë Bytyqi.
Ndryshe, sot pas xhumasë në Prizren është mbajtur një protestë me fillim nga ora 14:00 në kundërshtim ndaj DokuFestit.
E ftuar nga kryeimami i BIK-ut në Prizren, protesta ishte “revoltë” ndaj përmbajtjes së Dokufestit.
Derisa po zhvillohej protesta, disa prej të pranishmëve e kanë sulmuar fizikisht gazetarin Vullnet Krasniqi.