Në Prizren është arrestuar një mashkull, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje duke kanosur vëllain e tij, raporton 04 Online.
Gjatë kontrollit në banesë, policia i gjeti dhe sekuestroi një pistoletë me gaz, një karikator dhe 28 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prizren / 30.06.2025 – 21:30. Është arrestuar i dyshuar m/k, pasi që kishte shkaktuar dhunë në familje duke e kanosur vëllain e tij. Gjatë kontroll në banesën e tij, i është gjetur dhe sekuestruar një pistolet me gaz, një karikator dhe 28 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online