Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për kanosje të një personi tjetër.
I njëjti është dërguar në mbajtje.
“Prizren 26.07.2023 – 17:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur viktimën mashkull kosovar dhe më pas ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë dhe pistoleta me tetë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online