Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Prizren

0
243
Foto: Ilustrim

Me datë 20 Prill 2023, në polici është raportuar për një “Vjedhje të rëndë” në Prizren, konkretisht ankuesi kishte raportuar se derisa ai ishte në darkë jashtë shtëpisë, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhë një makinë shpuese “Hilt”.

Hetuesit policor të Stacionit Policor në Prizren kanë dal në vend ngjarje dhe rasti ka qenë në hetime.

Sot me datë 25 prill 2023 është identifikuar i dyshimti që e ka kryer vjedhjen në atë shtëpi.

Gjithashtu dyshohet se i njëjti mund të jete kryes i disa veprave të njëjta, ngase gjatë muajit shkurt të këtij viti në atë lagje janë kryer disa vjedhje në mënyrën e njëjtë.

I dyshimti pasi që është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar veprën.

Me urdhër të prokurorit përgjegjës, i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here