Një rast i dhunës në familje ishte raportuar në stacionin policor në Suharekë.
Sipas raportit shtesë të Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se dje më 14 qershor është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më 12 qershor rreth orës 22:00 në Suharekë.
Nga policia kanë njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE / Suharekë 12.06.2022 – 22:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 14.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.