Një person është arrestuar në Prizren pasi gjatë një kontrolli i është gjetur një pushkë gjuetie dhe 12 fishekë pa leje, raporton 04 Online.
Policia ka sekuestruar armën, ndërsa i dyshuari, një mashkull kosovar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prizren 28.05.2025-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 12 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online