Një person është arrestuar në fshatin Krajk të Prizrenit, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
Sipas raportit të policisë, gjatë kontrollit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe 12 fishekë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet më tej nga organet kompetente.
“Krajk, Prizren 09.03.2025-20:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe 12 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online