Arrestohet një person në Vlashnje të Prizrenit për sulm ndaj zyrtarit policor

0
275
Foto: Ilustrim

Në fshatin Vlashnje të Prizrenit, një person është arrestuar pasi ka goditur me motoçikletë një zyrtar policor. Si pasojë e incidentit, polici ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor, shkruan 04 Online.

Pas ndalimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet përkatëse.

“Fsh. Vlashnje, Prizren 17.02.2025-11:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me motoçikletë ka goditur zyrtarin policor. Zyrtari ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here