Në pikën kufitare në Vërmicë u arrestua të premten një person pasi iu gjetën fara të bimës së kanabisit.
Policia ka gjetur tri qese me 1501 fara që dyshohet se janë të kanabisit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar tre qese me 1501 fara, të cilat dyshohet se mundë të jenë të bimës së kanabisit me peshë 24.62 gram. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.