Në Suharekë është arrestuar një person për kanosje.
Personi në fjalë dyshohet se ka shkaktuar kanosje e dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shkruan 04 Online.
“Suharekë 12.08.2023–02:51. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkaktuar kanosje e dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raprtin e Policisë së Kosovës./04 Online