Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje.
I dyshuari është dërguar për kontroll mjekësor në repartin e psikiatrisë në spitalin e Prizrenit, shkruan 04 Online.
“Prizren 16.08.2023 – 15:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është dërguar për kontroll mjekësore në repartin e psikiatrisë në spitalin rajonal në Prizren dhe pas kontrollit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online